LAJMI I FUNDIT:

Përmbyllet me shumë probleme sezoni turistik në Kodrën e Diellit (Video)

Përmbyllet me shumë probleme sezoni turistik në Kodrën e Diellit (Video)

Mos funksionimi i ski liftave, mungesa e borës dhe sidomos mungesa e kujdesit për Kodrën e Diellit ka bërë që sezoni të përmbyllet me shumë probleme e kritika. Gjendje e keqe është edhe te vikend shtëpizat, papastërti, mungesë dritash, dhe ndërtime të cilat mbijnë çdo ditë.

“Çdo herë që shkoj lartë diçka ndërtohet. Leje është që më shumë se 60 metër katror mos ndërtohet ndërkohë që atje e keni pa bëhen objekte edhe me nga tre apo katër kate. Pastërti s`ka aspak – papërgjegjësia tek njerëzit është shumë e madhe”, tha Arif Ziberi për Alsat-M.

“Është lënë tërësisht pas dore dhe kjo mungesë angazhimi është si rezultat i mos interesimit të pushtetit qendror për ta ringjallur për ta revitalizuar Kodrën e Diellit”, deklaroi Arianit Xhaferi.


Këshilli për shpëtimin e Kodrës së Diellit i formuar kohë më parë vazhdon të kërkojë nga qeveria dhe Komuna e Tetovës që të shqyrtohet dhënia me koncesion e kësaj pike turistike, por kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër.

Nga komuna thonë se kanë kërkuar të dhëna për koncesionerin, që është Elem Turs, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje.

Për shkak të lënies pas dore nga autoritetet këtë sezon Kodra e Diellit përveç që ka pasur numër të vogël vizitorësh, edhe ata që kanë ardhur, janë larguar brenda një apo dy dite.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori