Kjo tabelë gjendet në rrugën rajonale Vushtrri-Mitrovicë, përkatësisht në segmentin rrugor që lidh fshatrat Akrashticë dhe Pantinë, ku ky i fundit është fshati i lindjes i Komandant Ferrës.

Kryetari i degës së veteranëve të UÇK-së në Vushtrri, Muhamet Aliu, në një prononcim për Veriu.info e ka dënuar këtë akt të shëmtuar, duke thënë se kjo është një vepër e personave të ligë.


“Emri i dëshmorit Ferki Aliu ka mundur t’i pengojë vetëm personave të pandërgjegjshëm dhe anti-kombëtar, e të cilët në vazhdimësi e kanë sabotuar luftën e lavdishme të UÇK-së. Persona të tillë kanë tentuar ta pengojnë edhe luftën e UÇK-së, sepse iu ka prishur ‘kumbaria’ e tyre me serbët”, ka thënë Aliu.

I pari i veteranëve të UÇK-së të Vushtrrisë, ka kërkuar nga Komuna e Vushtrrisë që sa më parë që të jetë e mundshme ta largoj tabelën e përlyer dhe ta zëvendësoj me një tabelë të pastër. /Veriu.info/