Rafa Benitez do të jetë trajner i ri i Evertonit.
Trajneri spanjoll po rikthehet në Evropë, pas aventurës në Kinë.
Benitez që ishte në të kalurën trajner i skuadrave si Liverpooli, Chelsea dhe Newcastle United, do e marr drejtimin e Toffes.
Fabrizio Romano raporton se spanjolli ka nënshkruar kontratën me skuadrën nga Liga Premier dhe pritet të bëhet shumë shpejt edhe zyrtarizimi.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 20204, pas dy javësh bisedimesh me Evertonit.
Kujtojmë se Benitez ishte kërcënuar pak ditë më parë nga tifozët e skuadrës angleze që të mos nënshkruante me klubin e tyre, shkaku që ishte strateg i rivalit lokal, Liverpoolit. /Telegrafi/
Rafa Benitez finally signs his contract as new Everton manager until June 2024 after two weeks negotiations. He’s been approached by Italian clubs but Premier League job was his priority. 🔵🇪🇸 #EFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 30, 2021