Site icon Telegrafi

Përfundon takimi mes delegacionit ukrainas dhe atij rus, pritet raund i ri bisedimesh

Bisedimet mes delegacionit ukrainas dhe atij rus kanë përfunduar për tani, të paktën kështu pretendon agjencia ruse e lajmeve Ria që ka cituar një zyrtar ukrainas, shkruan Sky News.

Zyrtarët ukrainasë do të rikthehen në Kiev për të vazhduar konsultimet, para se të vazhdojë raundi i dytë me palën ruse, transmeton Telegrafi.

Nga zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky më herët ishte bërë e ditur se bisedimet kanë për qëllim të arrihet një armëpushim dhe të kërkojnë largimin e forcave ruse nga territori i tyre.

Por Perëndimi mbetet skeptik sa i përket Rusisë, dhe respektimit të kërkesave që i janë bërë nga Zelensky.

Raundi tjetër i bisedimeve pritet të mbahet ditëve të ardhshme, raportojnë mediat bjelloruse – duke cituar delegacionin rus. /Telegrafi/

Exit mobile version