Përfundon “Kafeneja Jonë”

I njohur edhe si “Te Oki”, seriali ka qenë ndër më të shikuarit prej lansimit të tij, në vitin 2005, ndërsa të hënën e ardhshme do të emetojë edhe edicionin e 336-të.
Dhe, fundi i këtij ka pikëlluar jo vetëm admiruesit e shumtë të serialit komik, por edhe aktorët. Naser Rafuna, i njohur me rolin e Meles në këtë projekt televiziv, ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të shprehur falënderimet për të gjithë ata që e kanë përcjellë serialin.
“Përfundoj seriali ‘Kafeneja Jone’ , me 9 dhjetor emetohet episoda 336 ne RTK, pea episoda e fundit. Ju falimenderojme qe na keni percjellur dhe pelqyer, te gjithe ju miq te dashur. Thanks nga ekipi yne”, ka shkruar Rafuna. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































