Bashkimi Evropian dhe SHBA në mënyrë jo korrekte po bëjnë presion ndaj Kosovës për të ratifikuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi kundër vullnetit të opozitës. Kjo mund të shkaktojë probleme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kosova ka akumuluar grumbull problemesh të brendshme që nga përfundimi i luftës për pavarësi në vitet 1998-1999, por SHBA dhe BE po i bëjnë gjërat tash më të vështira duke bërë presion ndaj krerëve të saj për të ratifikuar marrëveshjen e kufirit me vendin fqinjë Malin e Zi.
Shënjimi i kufirit u pajtua dhe u nënshkrua në gusht të vitit 2015 dhe u ratifikua nga Parlamenti i Malazez katër muaj më vonë.
Por, opozita kosovare dhe banorët përgjatë linjës së kontestuar kufitare kanë shprehur shqetësime serioze për marrëveshjen, dhe pretendojnë se mbi 8000 hektarë tokë do të humben.
Para se Mali i Zi ta ratifikonte marrëveshjen, qeveria e saj bëri një ofertë për rishqyrtim, për shkak të mospajtimeve brenda në Kosovë. Por, qeveria e Kosovës e injoroi këtë gjest miqësor dhe në vend të kësaj shtyri tutje me përpjekjet e saj për ta ratifikuar.
Pasojat e aprovimit apo hedhjes poshtë të marrëveshjes së kufirit nga parlamenti po rriten edhe më seriozisht.
Nëse marrëveshja ratifikohet javën që vjen (me gjasë me 11 gusht para ardhjes së nën-kryetarit Amerikan Joseph Biden) opozita sipas të gjitha gjasave do të nis përsëri me protesta të dhunshme. Disa qindra protestues opozitarë sot (e Enjte) u mblodhën në qendër të Prishtinës, por protestat përfunduan të qeta pasi që shënjimi i kufirit nuk u fut në rendin e ditës të sesionit të parlamentit.
Nëse Parlamenti voton kundër, atëherë qeveria do të turpërohej dhe opozita do të gëzohet.
Por, qeveria e Malit të Zi nuk do të gëzohej aspak dhe do të vihej në një situatë të palakmueshme dy muaj para zgjedhjeve atje.
Malazezët nuk do të mund të jenë në gjendje që ta zbatojnë marrëveshjen, dhe opozita serbe pro-ruse atje do të jetë në gjendje që ta sulmojë qeverinë e Millo Gjukanoviqit.
Megjithatë i tërë ky lëmsh nuk është krijuar as nga Prishtina e as nga Podgorica. Origjinën e ka prej Komisionit Evropian.
Para tre vitesh, Komisioni Evropian pati vendosur mbi 90 kushte për Kosovën (dyfish më shumë se vendeve të tjera të rajonit) për t’i plotësuar për heqje vizash për qytetarët e Kosovës. Midis këtyre ishte edhe shënjimi i kufirit.
Një kusht i këtillë nuk i ishte vënë asnjë shteti aspirant më parë. Sllovenia dhe Kroacia (tash anëtare të BE-së) ende e kanë problemin e kufirit të pa zgjidhur. Kroacia me Serbinë po ashtu. Kroacia me Malin e Zi po ashtu. Mali i Zi dhe Bosnja e zgjidhen problemin e kufirit midis tyre pesë, përkatësisht gjashtë vite pasi që iu hoqën vizat nga BE.
Natyrisht se udhëheqësit e Kosovës do të bëjnë tash çfarëdo t’ju thonë SHBA dhe BE. Ata janë aq të korruptuar sa që nuk janë në pozitë që të refuzojnë asgjë fare.
Megjithatë, shënjimi i kufirit nuk është kërkesa e fundit nga Brukseli. Komisioni Evropian ka kërkuar po ashtu që Kosova të përmirësojë përpjekjet e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
A do të kërkojnë BE dhe SHBA gjykime kundër udhëheqësve të lartë të Kosovës të cilët tashmë e kanë dëshmuar se janë nxënës të përkryer?
Unë nuk e besoj këtë. Nëse dikush shkon për gjykim këtyre javëve apo muajve për shkaqe korrupsioni nuk do të jenë krerët e lartë.
BE dhe SHBA duan stabilitet në Kosovë dhe rajon të Ballkanit Perëndimor, edhe nëse ky stabilitet do të shkaktojë protesta nga opozita.
Stabiliteti i tashëm është aq i brishtë sa që ai mund të shpërthej për çfarëdo arsye. Nëse fuqitë perëndimore insistojnë për ratifikim të marrëveshjes së kufirit me çfarëdo çmimi, do të mund të jetë pikërisht kjo që do të mund nxisë gjakderdhje brenda Kosovës midis opozitës dhe qeverisë. Kjo mund të shkaktojë edhe incidente kufiri me Malin e Zi.
BE dhe SHBA duhet që të bëjnë hap prapa (lëshojnë pe). BE do të duhej që të liberalizojë vizat dhe të kalojë në njëjtën qasje neutrale për shënjimin e këtij kufiri ashtu siç kishte me vendet e tjera të rajonit.
Në të njëjtën kohë, BE dhe SHBA gabojnë nëse besojnë se ratifikimi do të ndihmojë qeverinë e Millo Gjukanoviqit, vendi i të cilit pritet që të anëtarësohet në NATO vitin e ardhshëm, pasi që 28 vendet anëtare ta kenë ratifikuar protokollin e anëtarësimit.
Nuk ka asnjë nevojë për nxitim dhe diplomatët e SHBA dhe BE janë krejtësisht në gabim kur insistojnë në ratifikimin e kufirit nga Prishtina. Kjo nuk do të zgjidhë asgjë. Në të kundërtën do të t’i bëjë gjithçka edhe më keq.
Shpresoj se gabohem.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri