LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesit ë Grupit të Kontaktit takohen më 15 tetor

Përfaqësuesit ë Grupit të Kontaktit takohen më 15 tetor

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit, do të takohen më 15 tetor, në Bruksel, vetëm një ditë pas takimit të drejtpërdrejtë të negociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit, për statusin e Kosovës, njofton e përditshmja prishtinase "Zëri".

Sipas këtij shkrimi, në këtë takim do të vendoset për hapat e mëtejmë lidhur me bisedimet shtesë si dhe, në bashkëpunim më Treshen ndërkombëtare të GK-së, do të analizohen rezultatet e takimit të 14 tetorit mes Prishtinës e Beogradit.

Po sipas këtij shkrimi të “Zërit”, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit, në takimin e 27 shtatorit në New York, janë pajtuar që Treshja ndërkombëtare do të mund të dilte me ndonjë propozim konkret, vetëm në rast se konstatohet që procesi i bisedimeve ka shënuar përparim.