Përfaqësuesi i Sant Egidios rikthehet në Tiranë

E përditshmja Shqip raportoi të mërkurën se negociatori i shquar me lidhje të forta në Vatikan do të takojë presidentin Bamir Topi. Imzot Paglia ishte më parë në Shqipëri pas ngjarjeve të 21 janarit, ku zhvilloi takime me kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e shtetit, Topi.
Gjatë vizitës së mëparshme përfaqësuesi i komunitetit të “Sant Egidios” ka shprehur të gjithë dëshirën dhe gatishmërinë e miqve të Shqipërisë për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik në vend.
Imzot Paglia pritet të nënvizojë edhe në takimin e së mërkurës me presidentin Topi, rëndësinë e rivendosjes së dialogut institucional mes palëve. Imzot Paglia është i njohur në Shqipëri sa i përket rolit esencial që ka luajtur në marrëveshjen mes partive politike shqiptare në qershor të vitit 1997, para zgjedhjeve që u mbajtën në Shqipëri në atë kohë. /Telegrafi/


































