Përcillet heroi Vogli

Ceremonia mortore nisi në orën 11:00, me ish-presidentin dhe gjeneralin Alfred Moisiu e drejtuesit e tjerë të lartë ushtarakë që ishin të parët që vendosën kurora me lule dhe që ngushëlluan familjarët.
Presidenti Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, lideri i opozitës Edi Rama dhe figura të tjera të larta të shtetit shqiptar paraqitën të gjithë me radhë nderimet e tyre për ushtarin e parë shqiptar të rënë në krye të detyrës në Afganistan.
Pjesëtarë të trupit diplomatik, si ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu dhe ai i BE-së, Ettore Sequi, ishin gjithashtu të pranishëm dhe shkruan ngushëllimet e tyre në librin e kujtimeve. /TCH/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































