Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që miraton vaksinën nga Pfizer, duke hapur rrugën për vaksinimin masiv.
Rregullatori i ilaçeve në Britani, MHRA, ka konfirmuar se vaksina, e cila ofron mbrojtje deri në 95 për qind kundër COVID-19 , është e sigurt për tu shpërndarë në publik. Dozat e para janë tashmë në rrugën e tyre për në Britaninë e Madhe, tha Pfizer. Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se NHS do të kontaktojë njerëzit kur të vijë koha që ata të vaksinohen.
Çfarë ka në vaksinën Pfizer?
Vaksina e re Pfizer kundër COVID-19 është një imunizim mARN. mARN është shkurtimi i acidit ribonukleik mesenxher dhe është i pranishëm në të gjitha qelizat e gjalla. Përkufizimi i mARN-së është se vepron si një lajmëtar që mbart informacione dhe udhëzime të ngulitura në ADN. Vaksina e re mARN thuhet se përdor copa të vogla të kodit gjenetik të COVID-19 për të filluar prodhimin e virusit brenda trupit, shkruan Express.co.uk.
Kjo i lejon sistemit imunitar të njohë virusin si një trup i huaj brenda qenieve njerëzore. Pasi të bëhet ky hap, sistemi imunitar mund ta njohë virusin si të huaj dhe ta sulmojë atë me antitrupa.
Pjesa kryesore e vaksinës së re të Pfizer për COVID-19, mARN është një varg i acidit ribonukleik mesenxher. Vaksina e Pfizer raportohet të përdorë 30 mikrogramë mARN, por aktualisht, lista e plotë e përbërësve për këtë vaksinë të veçantë nuk është publikuar.
Cilët përbërës gjenden normalisht në një vaksinë?
Përbërësi kryesor në të gjitha vaksinat është një, ose më shumë, përbërës aktivë. Përbërësit aktivë janë elementi i vaksinës i bërë nga viruse ose baktere, të quajtura edhe antigjene.
Vaksinat përmbajnë sasi të vogla përbërësish aktivë, zakonisht vetëm disa mikrogramë (e milionta e gramit) për një vaksinim.
Disa vaksina përmbajnë baktere ose viruse të plota. Shumica e vaksinave bakteriale përmbajnë vetëm disa proteina ose sheqerna nga bakteri përkatës, por në të kundërt, vlerësohet se 100 trilion baktere jetojnë në lëkurën e një njeriu, secila prej tyre përmban mijëra proteina të cilat vazhdimisht sfidojnë sistemin imunitar.
Vaksinat përmbajnë gjithashtu disa përbërës të shtuar, të tilla si kripëra alumini, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e reagimit të sistemit imunitar ndaj vaksinimit, ose produkteve të tjera që veprojnë si konservues dhe stabilizues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ja si duket truri i fëmijës tuaj gjatë përdorimit të telefonit: Varësia nga rrjetet sociale lë pasoja të tmerrshme

Si të pastroni siç duhet protezat për të parandaluar erën e keqe të gojës dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve

Një gjë që nuk duhet të bëni kur fëmija juaj është i ftohur: Ky gabim e përkeqëson problemin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja