Aktakuza e ish-Prokurorisë së Qarkut në Pejë shpjegon se A. Ll., i ftuar nga Besarta Kastrati, i kishte ndihmuar asaj për ta fshehur kufomën e Shabit në tavanin e banesës ku ndodhi vrasja, duke shkatërruar edhe revolen me të cilën qe qëlluar viktima.

Gjatë procesit të gjykimit ajo kishte dhënë deklarata të ndryshme rreth vrasjes. Në një rast kishte thënë se e kishe bërë në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e babait të saj, biznesmenit Salih Kastrati, i vrarë nga një atentat me bombë.


Ndërsa në një tjetër rrëfim ajo kishte thënë se e kishte vrarë Shabin ngase ishte dhunuar nga ai derisa kishte babanë gjallë. Mbrojtja e saj ka paralajmëruar ankesë. /Koha/Telegrafi/