Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Mihrije Braha, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Për ty Kosovë” mban titullin kënga më e re e saj, të cilën e ka sjell në një situatë të rënduar të vendit mes pandemisë së coronavirusit.
Videoja është realizuar nën producimin e “MProduction”, ndërsa producent ekzekutiv është Mirton Xhekaj.
Artistja e mirënjohur po ashtu vjen me një paraqitje atraktive, gjersa ka marrë vëmendje me dukjen e saj.
Projekti tashmë gjendet në kanalin YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku.
Mihrija përndryshe këtë periudhë pandemie ka qenë mjaft aktive si me prurje muzikore e po ashtu edhe me mesazhe kundrejt popullit, që të qëndrojnë të sigurt në shtëpi derisa të kalojë kjo situatë. /Telegrafi/