Notari çdo ditë patjetër duhet të hajë ushqimin i cili përmban rreth 12.000 kalori.
Notari amerikan Michael Phelps, njeriu i cili thyen të gjitha rekordet olimpike është tregim i veçantë. Kampioni nuk fsheh që tymos mariuhanë, tani ka zbuluar edhe mënyrën e vet të ushqimit, transmeton Telegrafi.
“Dieta” e tij është bërë hit. Mirëpo edhe për shkakun që pjetur duhet të jeni “egërsirë” në mënyrë që të hani gjithë këtë.
Phelps, në të vërtetë, brenda ditës ha 12.000 kalori! Natyrisht, gjithë këto edhe i shpenzon në stërvitjet.
Megjithatë, në internet është publikuar menyja e kafjallit të tij, i cili përbën “vetëm” tri mijë kalori. Pjesa tjetër ndahet në drekë, darkë por edhe në mes të racioneve.
Kafjalli i kampionit (4000 kalori):
– tre sandviçë me djathë
– domate
– qepë të fërguara
– majonezë
– omëletë nga pesë vezë
– një tepsi kornifleksa
– tri feta tost francezë (të fërguara)
– palapeta me copëza çokollate
/Telegrafi/