Për shqiptarët e Kosovës, kombi dhe shteti nuk janë njësoj
Ithtarët e idesë së ‘kombit kosovar’ identifikimin e qytetarëve të Kosovës me kombësinë e tyre shqiptare apo serbe e shohin si pengesë që pamundëson formimin e qytetarisë kosovare. Pra, në një mënyrë mendohet se identifikimi sipas përkatësisë kombëtare bie ndesh me identifikimin si qytetar i Kosovës.
Në të njëjtin përfundim të gabueshëm, por prej një rruge tjetër, vijnë edhe ithtarët e pikëpamjes së kundërt, të cilët mendojnë se uniteti qytetar i Kosovës është i mundshëm vetëm në dëm të aspiratës së shqiptarëve në Kosovë për ‘bashkim kombëtar’. Kjo pikëpamje nacionaliste etnike-gjenealogjike, që përdor nocionin e kombit kulturor ose etnik, thotë se kombi (në kuptimin etnik) dhe shteti janë apo duhet të jenë një.
Si për rrjedhojë, besnikëria ndaj idesë së ‘kombit qytetar kosovar’ dhe Kosovës multietnike paraqet braktisje të përkatësisë kombëtare shqiptare. Kësisoj është krijuar një mit që idenë e shtetit të Kosovës dhe qytetarisë kosovare i konsideron kërcënim për përkatësinë shqiptare dhe thotë se uniteti politik i tërë grupeve etnike në Kosovë është i pamundshëm apo i dëmshëm dhe se aspiratat e shqiptarëve në Kosovë gjithnjë kanë qenë për bashkim të Kosovës me Shqipërinë.
Mirëpo, ky është një mit anakronik dhe harron se për shqiptarët e Kosovës kombi dhe shteti nuk janë një dhe e njëjta gjë, dhe se identifikimi me kombin shqiptar dhe shtetin e Kosovës nuk përjashtojnë patjetër njëra-tjetrën. Kosova që moti është një njësi kuazi-shtetërore, apo një ‘polity’, pra një territor me qeveri të veten. Kështu, shqiptarët e Kosovës kanë zhvilluar mënyra për të ruajtur ndjenjën e identitetit kombëtar shqiptar (të bazuar mbi elemente etnike e kulturore), edhe pse nuk kanë qenë pjesë e shtetit shqiptar, njëkohësisht duke qenë të lidhur gjithmonë me Kosovën si një ‘polity’ ose shoqëri vetëqeverisëse.
Rezistenca shqiptare kundër dominimit serb në Kosovë ka qenë kryesisht për Kosovën republikë në kuadër të Jugosllavisë dhe më vonë për shtet të pavarur nga Serbia. Këto aspirata të udhëheqësve dhe kryengritësve shqiptarë në Kosovë i kanë orientuar ndjenjat nacionaliste shqiptare në Kosovë drejt një ideje se identifikimi si komb shqiptar dhe miratimi i shtetit të Kosovës nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Kjo ide është pranuar në përgjithësi. Ndjenjat kombëtare shqiptare në Kosovë kanë qenë të lidhura më tepër me elemente etno-kulturore, me mitet e prejardhjes së përbashkët etj., se sa me një projekt nacionalist që i do të gjithë shqiptarët në një shtet.
Edhe para vitit 1999 klasa politike e Kosovës ka zhvilluar një diskurs që në një mënyrë është zhvilluar ndaras nga ‘nacionalizmi mbarëshqiptar’. E kam fjalën për mitin e promovuar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, i cili përmes simboleve të zgjedhura ka dashur të theksojë lidhjen e shqiptarëve të Kosovës me Dardaninë e lashtë që, ndonëse nuk përjashton vetëdijen për ‘origjinën e përbashkët mbarëshqiptare’, ka tendencë të zhvillojë një vetëdije mitike disi të veçantë për shqiptarët e Kosovës. E reja në periudhën që nga viti 1999 është se ideja e nacionalizmit shqiptar në mesin e shqiptarëve kosovarë në njëfarë mënyre është vënë në rend të dytë, ose së paku ka humbur fuqinë mobilizuese të saj në saje të aspiratës për krijim të një shteti kosovar multietnik.
Akti i shpalljes së pavarësisë nuk ka qenë i papritur për shqiptarët e Kosovës. Kështu, as 17 shkurti 2008 nuk është një moment kthesë për sa i përket konceptimit të ‘nacionalizmit mbarëshqiptar’ në Kosovë. Ka pasur një miratim nga politikanët kosovarë si dhe praktika e shenja se shteti i Kosovës nuk do të jetë vetëm i shqiptarëve dhe për shqiptarët.
Kështu, për shqiptarët e Kosovës, kombi nuk është një apo baras me shtetin; kombi është ai shqiptar, ndërsa shteti është Kosova. Dhe as që vihet në pikëpyetje se lojaliteti ndaj shtetit të Kosovës është në kundërshtim me përkatësinë e tyre shqiptare.
(Autori është mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?