Serbia vazhdon të mbajë primatin e eksportit të mallrave në Kosovë, ku për pesë muaj të këtij viti nga ky shtet janë importuar mallra në vlerë mbi 140 milionë euro. Kurse mallrat e Kosovës nuk duket që po gjejnë hapësirë në Serbi, pasi për të njëjtën periudhë kemi eksportuar vetëm afër 10 milionë.
Drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se në pesë muajt e parë të këtij viti, dogana ka arritur të inkasojë 69 milionë euro më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ai po ashtu tha se në rritjen e të hyrave kanë ndikuar rritja e akcizës, luftimi i evazionit fiskal dhe reforma në dogana.
“Sa i përket vlerave, nga Shqipëria kemi importe në këtë pesë mujor në vlerë prej 42 milionë e 260 mijë euro, ndërsa nga Maqedonia kemi në vlerë prej 56 milionë e 866 mijë euro. Nga Serbia kemi në vlerën prej 139 milionë e 778 mijë euro”, tha Rafuna për Kosovapress.
Doganat këtë vit kanë tejkaluar projeksionet buxhetore, ku sipas Rafunës, për pesë muajt e parë të këtij viti janë tejkaluar parashikimet e projektuara në buxhetin e këtij viti për 9 për qind.
“Sa i përket të hyrave në këtë pesë mujor, dogana ka shënuar një ngritje për 22 për qind më shumë sesa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në vitin e kaluar në periudhën janar–maj, kemi inkasuar 319 milionë euro, ndërsa në periudhën janar-maj të këtij viti, kemi inkasuar 388 milionë e 237 mijë euro, që është 69 milionë euro më shumë sesa periudha e njëjta e viti të kaluar. Në qoftë se e krahasojmë me projeksionin e planifikuar në buxhetin e vitit 2016, Dogana e Kosovës qëndron 9 për qind më shumë sesa shuma e paraparë në projeksionin për këta pesë muaj, të cilën e kemi përmbyllur”, tha Rafuna.
Rritja e akcizës, TVSH-së, reformat dhe luftimi i kontrabandës, janë elementet që sipas tij, kanë ndikuar që këtë vit të ketë më shumë të hyra sesa një vit më parë.
“Janë tre elemente që kanë ndikuar. Elementi i parë është stabilizimi i doganës pas reformës, zhvillimi i stafit, vendosja e një sistemi një procedure më të mirë mbikëqyrëse një kontroll më kualitativ i mallrave, vlerësimi i mallrave në mënyrë më të mirë. Si pjesë e reformës tonë për dy vite e gjysmë kjo ka ndikuar dhe elementi i dytë, është ndryshimi i taksave, sidomos te tatimi i vlerësuar dhe te akciza. Mirëpo, tek tatimi i vlerës së shtuar duhet të kemi parasysh që kemi pasur edhe lirime, sidomos e lëndës së parë dhe makinave, sipas ligjit që ka hy në fuqi në muajin shtator. Mirëpo, tek akciza është pak më e theksuar për shkak të rritjes së akcizës në cigare. Të gjitha këto së bashku kanë ndikuar që duke e përfshirë edhe pjesën veriore kanë ndikuar që sot ta kemi këtë përformncë të doganës për këta pesë muaj”, tha Rafuna.
Sa i përket ndikimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asoocimit (MSA), Rafuna ka thënë se nuk ka ndonjë ndikim që deri tani është vërejtur në të hyra, por thotë se tek eksportet ka mundur të ketë ndikim të vogël, pasi kjo ka mund të bëhet përmes vendeve fqinje.
Sa i përket mallrave që eksportohen nga vendet e rajonit, si Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria, Rafuna ka thënë se ka rritje dhe kjo është një shenjë e mirë që Kosova ka filluar të ket trende pozitive.
Sipas tij, Kosova për këtë periudha pesë mujore të vitit ka eksportuar mallra në Shqipëri në vlerë prej 14 milionë euro. Ndërsa në Serbi, afër 10 milionë euro. Kurse, në Maqedoni vlera e mallrave të eksportuara është mbi 10 milionë euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pranvera nuk ka nisur kështu më parë! Volvo me zbritje të çmendur deri në 20,000€!

Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

Juss – pija që ofroi freski në iftaret e organizuar nga Islamic Relief

Propozimi për rritje të çmimit të rrymës prej 15 për qind, ZRrE ofron mundësi për komente dhe sugjerime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore