“Gjatë fushatës dy javore, në llogarinë e NLB janë mbledhur në total 92.300 euro. Të bashkangjitur mund të gjeni një kopje të transaksionit bankar për transferimin e këtyre mjeteve nga NLB drejtpërdrejt në llogarinë e spitalit gjerman. Që nga nisja e fushatës nga kjo llogari nuk ka pasur asnjë tërheqje të vetme, gjë që natyrisht mund të verifikohet lehtë nga NLB”, thuhet në email.

Sipas të dhënave të siguruara nga prindërit e Naronit, Fjolla dhe Shkumbini, në llogarinë bankare në Gjermani janë mbledhur 36.000 euro.


“Besoj që për hir të transparencës, Fjolla dhe Shkumbini do të sigurohen që kopja e transaksionit bankar për transferimin e mjeteve në llogarinë e spitalit të skanohet dhe të bëhet publike”.

naroni3

Gjithnjë sipas prindërve të Naronit, drejtpërdrejt në llogarinë e spitalit gjerman janë mbledhur edhe 7.000 euro të tjera, ndërsa kontribuuesit për ne mbesin të panjohur. Në ndërkohë, në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, janë ndarë 30.000 euro.

“Gjithashtu, ndjejmë për obligim t’ju njoftojmë se fushata e kontributeve përmes SMS në VALA dhe IPKO është mbyllur menjëherë pasi është mbledhur shuma e përafërt, por me justifikimin se procedurat e brendshme marrin kohë, ende nuk kemi marrë asnjë konfirmim rreth shumës së mbledhur. Prandaj, në total, pa llogaritur mjetet e siguruara përmes SMS-ve, janë grumbulluar 165.300 euro.

Ne shpresojmë që Naroni do të kaloj me sukses operimin dhe do të shërohet plotësisht. Njëkohësisht, presim që fatura përfundimtare e spitalit, që tregon shpenzimet e operimit dhe hospitalizimit, të bëhet publike nga prindërit e Naronit dhe mjetet që eventualisht teprojnë t’i kthehen Ministrisë së Shëndetësisë (meqë janë para të taksapaguesve kosovarë), ose të dedikohet për ndonjë rast tjetër të ngjashëm”, thuhet ndër të tjera në shkresën dërguar redaksisë.