Për herë të parë në Prishtinë aplikimi për leje ndërtimi bëhet online, Rama: Nuk ka më pritje nëpër sportele

Perparim Rama
Qytetarët e Prishtinës tash do të mund të aplikojnë për leje ndërtimi online. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ai ka thënë se tash nuk ka nevojë për pritje nëpër sportele.
Sipas Ramës, kjo ndikon në rritje të transparencës.
"Për herë të parë qytetarët e Prishtinës aplikojnë për leje ndërtimi online, pa pritë në radhë, pa ardhë në komunë. Ky sistem digjital e përfundon epokën e pritjeve nëpër sportele, ngrit transparencën e lufton korrupsionin. Prishtina, përtej zvarritjeve nëpër sportele", tha Rama.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































