Nga: Frano Kulli
Kërkesa përmbyllëse në shkrimin e paradoditshëm me titull “Përse At Fishta pranoi të bëhej anëtar i Akademisë italiane”, shkruar nga Skifter Këlliçi, e botuar në të përditshmen “Panorama”, drejtuar lexuesve në Shqipëri, Kosovë dhe në diasporën shqiptare se “[ata] kanë të drejtë të krenohen me veprën e Fishtës, por jo me titullin ‘Akademik i Italisë’”, vjen në vazhdën e një dëshire të kahershme për ta “shkokëluar” sa të jetë e mundur figurën e Poetit Kombëtar. Duke i hequr asaj ashkël pas ashkle, të vjen të besosh se pesha e rëndë e Fishtës në kulturën dhe etnosin shqiptar, kur rroposja tashma është e pamundur, prania e tij ende “bezdis”! Ndaj, ende vjen si një dëshirë e prushtë: gërvishtja e gjetja e do bishtave në veprën e tij letrare të shquar, e cila e kishte kurorëzuar atë “Poet Kombëtar” që në gjallje e në veprimin e tij plot shpirt e të pakundshoq në dobi të kombit të vet, gjithashtu.
Arsyeja e kërkesës së autorit të shkrimit (që nuk vjen për së pari edhe përgjatë këtyre tri dekadave) mbështetet te përzgjedhja e Fishtës në Akademinë e Italisë, një institucion shkencor e kulturor, nismëtar për themelimin e së cilës, në vitin 1929 kishte pasë qenë Benito Musolini. Kjo, për autorin e shkrimit është vetëmjaftueshëm për ta injoruar e bërë të paqenë këtë titull për Fishtën tonë. Ani pse, në dijet e mia, një kërkesë si kjo nuk iu është bërë kurrë akademikëve italianë; shkrimtarëve Pirandello, D’Anunzio, Marineti a Ungareti, muzikantëve si Mascagni a Giordano Ose shkencëtarëve si Marconi, Fermi etj., të cilët edhe autori i shkrimit i përmend me të drejtë si ndër anëtarët e parë, themelues të asaj akademie.
Në shkrim përshkruhet me vërtetësi e saktësi edhe udhëtimi për në Itali i poetit, i ftuar në akademi si i zgjedhur anëtar, më 3 qershor 1939. Qortimi vjen se pse Fishta duhej të ishte në përbërje të delegacionit të ftuar me atë rast, i përbërë nga Shevqet Vërlaci (Kryeministër), Mustafa Kruja, Marka Gjoni dhe Mihal Turtulli, të cilët aso dite emëroheshin senatorë, tashmë që Shqipëria ishte pjesë e Italisë! “Përse të bënte pjesë në një delegacion qeveritar, kur ai quhej Poeti Kombëtar dhe për më tepër ishte klerik (!)”, shprehet autori. Po le të na lejojë ai, që pas qortimit të vet rreth udhëtimit të “paarsyeshëm” të Fishtës në Romë me prijsat shqiptarë, ta pyesim. Po në Konferencën e Paqes në Paris, 20 vjet më herët, mË 1919, ku Fishta ishte anëtar i delegacionit zyrtar e shtetëror a nuk ishte edhe atëherë klerik?! … Është rasti të kujtojmë se atë delegacion, ndër më të rëndësishmit e shtetit të atëhershëm shqiptar, e kryesonte një tjetër klerik gjithashtu, hierark i lartë i Kishës Katolikë shqiptare, Imzot Luigj Bumçi. E fjalimi i shkruar nga Fishta, i mbajtur atje nga Bumçi, si dhe veprimi aq i dobishëm diplomatik i atij delegacioni ndihmuan shumë në shpëtimin e dy krahinave shqiptare; bënë që Korça, Gjirokastra dhe Vlora të mos shkëputeshin prej trungut të Shqipërisë së copëtuar mjaft deri atëherë.
Më poshtë autori shkruan se “pasi i njoftoi delegacionit të mësipërm se emëroheshin senatorë, Musolini, në një komunikim tjetër që nuk kishte asnjë lidhje me emërimet e mësipërme politike të këtyre senatorëve, me solemnitet ai njoftoi se poeti i madh Gjergj Fishta, për merita të mëdha në fushën e letërsisë, pranohej si anëtar i Akademisë së Italisë”. Dhe, vijon: “U zgjodh i tillë kur krijimtaria e tij letrare, duke përfshirë edhe ‘Lahutën e Malcis’’, nuk ishte bërë e njohur në Itali sepse nuk ishte përkthyer në Italisht”. Këtu, ai thotë një të pavërtetë. Përkthimi i parë (i pjesshëm) në italisht është bërë para se “Lahuta…” të ishte botuar në versionin e plotë, që është edhe i fundit botim në gjallje të autorit (1937). Ky është fakt i njohur. Na e përforcon edhe Arshi Pipa, kur shkruan për Jul Bonatin, përkthyesin në fjalë, prelat, njëri prej 38 Martirëve të kishës shqiptare: “E kisha njoftë kur kisha kenë student në Firenze. Ai përpiqej asokohe, me shtypë përkthimin e vet të “Lahutës…” Pa folë pastaj për përkthime të tjera të disa këngëve të Lahutës nga Fulvio Cordigniano (1887-1952), albanolog italian e leksikograf, punim i cili u pat prezantuar në “Orizonte Vaticana”, me të cilin një ish student i tij e bashkëvëlla jezuit mbrojti diplomën. Ai përkthim ruhet në Bibliotekën françeskane në Shkodër.
Nuk është pra se “Ai ishte një klerik i njohur dhe shumë i respektuar midis besimtarëve katolikë, por edhe myslimanë e ortodoksë, por mbi të gjitha i lexuesve dhe madje edhe i malësorëve analfabetë të veriut, që faqe të tëra të ‘Lahutës…’ së tij i kishin mësuar përmendësh dhe me këtë udhëtim nuk duhej të mbante mbi vete mëkatet e rënda të politikanëve të mësipërm”. Kështu e gjykon artikullshkruesi i cili, me sa duket nuk e çmon të rëndësishëm motivacionin e pranimit akademik të Fishtës: poeti i madh Gjergj Fishta, për merita të mëdha në fushën e letërsisë, pranohej si anëtar i Akademisë së Italisë.
Po përtej kësaj, jo më shumë se 3-4 muaj më vonë, saktësisht me 23 shtator 1939, në një letër që botohet për herë të parë, Fishta, në tagrin e akademikut, në autoritetin e vet të padiskutueshëm e të pacenuar asnjë grimë dhe në emër të intelektualëve shqiptarë (dhe jo të “malësorëve analfabetë”) i shkruan Jakomonit, mëkëmbësit në Shqipëri të mbretit Vittorio Emanuele, ku i kërkon që të bëhet e mundur që Norbert Jokli, albanologu i shquar hebre, të cilit, autoritetet e Rajhut i kishin kërkuar që brenda 30 ditëve të largohej nga Vjena, të mund të bëhej e mundur që të vinte e të sistemohej në Shqipëri. “Shkëlqesi”, i shkruan, “do të ishte fatkeqësi e madhe për gjuhën kombëtare shqipe, në qoftë se ky shkencëtar me famë evropiane, që unë e njoh e që me autoritetin e tij të padiskutueshëm, ka mbajt gjallë interesin e filologëve ma të përmendun për gjuhën shqipe, të jetë i shtërnguem me braktisë Evropen”.
“Lahutën e kishte pëlqyer edhe shkrimtari i famshëm Gabriele D’Anunzio që ishte mik i Musolinit, po edhe gazetari e shkrimtari Luigi Federzoni që ishte ministër dhe kryetar i Akademisë”, shkruan Këlliçi. Atëherë do përmendë më shumë se kurrë, sidomos në një rast si ky se Fishta është propozuar për anëtar në këtë akademi nga kompozitorët Mascagni e Pelosi dhe psikologu, gjithashtu mjaft i njohur Agostino Gemelli3 , të cilët nuk ishin fashistë e as nuk kishin pasë marrëdhënie të mirë me fashizmin. Thua ta kenë pëlqyer lahutën si vepër fashiste ata?! Në cilin varg nga 15613 vargjet e saj shprehet ndonjë ide a ndonjë farë simpatie për fashizmin?! Po të tjerë shkrimtarë italianë njohës të saj, që kanë shprehë konsiderata superlative për veprën e Fishtës si Gaetano Petrotta (1882-1952) e Antonio Baldacci (1867-1950), që s’ishin fashistë?! Po, Norbert Jokli, shkrimtar e profesor hebre(??) Erwin Stranik, Karl Steinmetzi, Maksimillian Lamberz, i cili do ta përkthente në gjermanisht lahutën?
Fishta ishte i vetëdijshëm dhe e kishte vlerësuar ashtu siç qe emrimin e vet në Akademinë e Italisë. Në këtë kuptim, s’kish se si t’i mungonte kortezia e momentit dhe kjo është e shprehur e asnjëherë e mohuar prej Fishtës. Një dëshmi autentike e kësaj kortezie na vjen nga bashkëkohësia. Është një telegram që Fishta i dërgon Musolinit, me falënderimin për pranimin e tij anëtar i Akademisë italiane.
Padre Giorgio Fishta (At Fishta Duçes. Akademiku At Gjergj Fishta i ka dërguar Duçes telegramin vijues): “Faleminderit Duçe për nderimin e lartë me titullin Akademik i Italisë që falë disponimit (vullnetit) Tuaj dashamirës më është atribuuar (dhënë) dhe që unë e konsideroj si tregues të sigurt të interesimit Tuaj bujar kundrejt prejardhjes sime shqiptare, virtyt që i është njohur deri më sot diplomacisë evropiane”.
Ndaj vjen i pasaktë konstatimi në paragrafin e parafundit të shkrimit të Z. Këlliçi: “Fakti që Fishta nuk ka bërë asnjë deklaratë falënderimi dhe mirënjohje ndaj autoriteteve pushtuese fashiste në shtyp për këtë vlerësim shumë të lartë, pra, që emri i tij vihej krahas emrave të personaliteteve më të mëdha të shkencës, kulturës dhe arteve të Italisë, të tillë edhe në botë, tregon se Fishta nuk mund të krenohej me këtë nderim”. Dhe, po kaq a më shumë e pasaktë a e pavend vjen “këshilla” për të mos u krenuar me Fishtën si “Akademik i Italisë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/01/Skenderbeu-1-e1516303460443-780x439.jpg)
Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit
![Shkrimet e reja kanë nevojë për mbrojtje nga IA-ja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mackay-780x439.jpg)
Shkrimet e reja kanë nevojë për mbrojtje nga IA-ja
![Imazhet flasin …](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/05/lucia2-780x439.jpg)
Imazhet flasin …
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!
![Eksporti i Njeriut të Ri: Dhunë, vjedhje, nepotizëm, ryshfet, ligësi ...](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Shqiperia91-780x439.jpg)
Eksporti i Njeriut të Ri: Dhunë, vjedhje, nepotizëm, ryshfet, ligësi ...
![NEONATUS](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/07/Agim-Mala-2-e1564063590952-780x439.jpg)
NEONATUS
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht