“Kemi qenë e gjithë familja në shtëpi, ndërsa dera ka qenë e hapur. Ne nuk e kemi pritë me hy ashtu edhe pse e kemi ditë që ka me ndodhë. Kanë hy me maska, me armë dhe kanë bërtit”, ka thënë ajo.

Naser Bujupi, bashkëshort i deputetes së AAK-së, pas vendosjes së masës prej 30 ditësh paraburgim ka thënë se ky është një vendim politik.


Gjykata ka aprovuar kërkesa e Prokurorisë për masën e paraburgimit me arsyetimin se ajo ka përdor mjet të rrezikshëm dhe mund ta përsërisë veprën penale.

Arianit Koci, avokat i deputetes e ka cilësuar si jo ligjore masën e paraburgimit sepse nuk është bërë ekspertiza për tymin në Parlament.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë se vendimi i Gjykatës Themelore duke i shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditësh, deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, përfundimisht ka dëshmuar se vendimi është politik dhe ky është hapi i parë i një kalimi nga demokracia parlamentare në një sistem diktatorial. /Tribuna Channel/