A mund ta merrni me mend se çfarë mund të bëhet me këtë zbulim?!

Ndonëse tingëllon si skenar i një filmi të fantastikës shkencore, në Pentagon përnjëmend janë duke u përpjekur për të gjetur se çfarë saktësisht në tru e shkakton dhunën. Fjala është për një fushë relativisht të re të shkencës - neurobilologjinë e dhunës politike - në mënyrë që të hulumtohet më mirë sjellja e njeriut.


Në fakt, moti dihet se si rrëfimet kanë ndikim në psikikën e njeriut dhe se nga kjo formohet individi, por edhe identitetet e grupeve, nga të cilat lindin edhe aktet e dhunshme. Sigurisht, Pentagoni interesohet kryesisht në shkaktimin e dhunës në mendjen e njeriut. Por, këto përpjekje shumëkush i kanë interpretuar si një përpjekje që njerëzve t’u "shpërlahet truri”.

"Asnjëri prej nesh që punon në këtë hulumtim, as dikush tjetër, nuk punon për të rritur aftësinë e ushtarit që të vrasë njerëz apo të shpëlajë tru”, thotë njëri nga shkencëtarët, Paul Zak, i specializuar në neuroekonomi.

Shkencëtarët që punojnë në këtë program të diskutueshëm thonë se qëllimi i tyre është për të ndaluar konfliktet në botë, e jo për t’i kontrolluar njerëzit. Megjithatë, frika është nëse rezultatet e këtij studimi bien në duar të gabuara!

Ndoshta ideja fillestare është për të ndihmuar njerëzimin, por historia na ka treguar se si interesat personale shpesh transformohen në qëllime të këqija. /Telegrafi/