Dyshja filluan procesin e divorcit që në dhjetor të vitit 2007, por në prillin e vitit të kaluar ata u bashkuan sërish.

Megjithatë duket se aktorët kanë dështuar të gjejnë gjuhë të përbashkët pas ribashkimit dhe dokumentet e dërguara në Gjykatë në Kaliforni javën e kaluar, tregojnë se ata tashmë janë zyrtarisht të ndarë.

Penn, 48-vjeçar, kërkon të ketë kujdesin ndaj fëmijëve të tyre, vajzës Dylan, 18-vjeçare, dhe djalit Hopper, 15-vjeçar.

Penn dhe Wright Penn filluan lidhje në vitet e hershme të 90-ta, menjëherë pas ndarjes së aktorit nga Madonna. Dyshja u martuan në vitin 1996.