Penn e ka veçuar emrin e mikut të tij Del Toro, si njëri nga aktorët i cili është dashur të jetë në garën për Oskar, dhe ka mbetur i habitur që filmi katër orësh është lënë jashtë nga Akademia e Hollywoodit.

“Nuk mund ta kuptoj faktin pse në listat e Oskarëve nuk janë emrat e Steven Soderbergh dhe Benicio Del Toro (regjisorit dhe aktorit kryesor të filmit ‘Che’). Ai është një film sensacional, ndërsa Benicio e luan shkëlqyeshëm rolin. Fakti që unë nuk konkurroj me të është çmenduri”, ka thënë Penn, i cili është i nominuar për Oskar për performancën e tij në filmin “Milk”.