Pendohuni, kardinal Kasper!
– Kolumne në veten e dytë –
Kjo tingëllon vrazhdë, ngase jeni deklaruar ju, kardinal Kasper, si pjesë e Kishës Katolike Romake dhe si anëtar i Këshillit Papnor. Përgjegjësia e fjalës për secilin prej nesh është me peshë, por për juve veçanërisht. Kështu ju keni fyer një popull, keni fyer një shtet (shtetin më të ri në botë) dhe keni bërë përpjekje ta mbysni një të ardhme të lirisë, dinjitetit dhe paqes, për një popull i cili lirinë prej kasapëve, e fitoi vetëm 10 vjet më parë, pas 100 vjetësh shtypje, dhune, terrori e gjenocidi. Pendohuni, dhe herave të tjera flisni me gishtin në kokë dhe dorën në zemër, sepse vetëm atëherë do të gjykoni drejt, kardinal Kapser
Kosovën e shpallët “djep i sllavizmit”, kurse thatë se nuk e njihni shtetin tonë “për shkak të ndjeshmërisë ndaj Kishës Ortodokse serbe”. Thatë, gjithashtu se këtu po rrënohen përmendoret e kulturave dhe të fesë. Gjithë çka thatë, e fabrikuat rrejshëm. Gënjyet njerëzimin dhe Zotin, nga Selia e Shenjtë!
Kardinal Valter Kasper, në Kosovë nuk po rrënohen përmendoret historike, kulturore e fetare. Në Kosovë po mbrohen ato. Në Kosovë, vetë po kujdesemi për Manastirin e vjetër të Deçanit, po e mbrojmë dhe ruajmë, vetë ne shqiptarët, monumentin e Gazimestanit, në ndërkohë, që, një katedrale të bukur (katolike) e kemi ndërtuar mu në mes të Prishtinës. Në Evropë katedralet nuk po ndërtohen më, por në Kosovë po. Ditë më parë e kemi përuruar selinë e Katedrales në Prishtinë.
Kosova nuk është djep i sllavizmit dhe qytetërimit serb, por ajo është kasaphanë e krimit, llahtarisë dhe gjenocidit serb, të ideuar, të mbështetur e të frymëzuar nga vetë kreu i Kishës Ortodokse serbe, në kuadër të kasaphanës së ideuar serbe në të gjitha luftërat e 10-vjetëshit të fundit të shekullit XX kundër popujve të Ballkanit, që nisi kundër sllovenëve, kroatëve, vazhdoi kundër popujve në Bosnjë, e u përmbyll me shqiptarët në Kosovë, kardinal Kasper.
Si kardinal i Kishës Katolike Romake dhe si anëtar i Këshillit Papnor, ju, z. Valter Kasper, nuk duhet të ushqeni ndjenja raciste ndaj të tjerëve, sikur se reflektuat në deklaratën tuaj kundër shtetit të Kosovës, vetëm për shkak të, siç thatë ju, “ndjeshmërisë ndaj Kishës Ortodokse serbe”. Me këtë deklaratë ju fyet drejtpërdrejt rreth 14 mijë viktima të krimit serb në Kosovë, që nga Dituria e vogël, njëmuajshe, e deri te plaku 90-vjeçar, të cilët u masakruan pamëshirshëm nga regjimi serb i Milosheviqit, që u mbështet fuqishëm në të gjitha këto vepra nga vetë kreu i Kishës Ortodokse serbe. Këtë do të duhej ta dinit ju, kardinal Kasper. Për masakra të mëhershme të Serbisë në Kosovë, si ato në gjysmën e parë të shekullit XX, apo midis dy luftërave botërore, mund të gjeni sa të doni fakte në arkivat e tona dhe të Evropës e, gjithashtu, edhe në arkivat e Kishës Katolike në Kosovë, kardinal Kasper.
Z. Anëtar i Këshillit Papnor, kardinal Kasper, padyshim që jeni njohës i mirë i historisë së krishterizmit dhe, si i tillë, e njihni mirë këtë pjesë të Ballkanit, veçanërisht Kosovën – Dardaninë e vjetër, pjesë të trashëgimisë së vjetër iliro-pellazgo-shqiptare, djep rëndësishëm i qytetërimit ilir dhe qytetërimit evropian. Keni dëgjuar, me siguri, për Papa Klementin (shqiptar), për të bëmat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, për të Lumnuemen Nënë Tereza – Gongje Bojaxhiu, sikurse mund të keni dëgjuar për Atë Gjon Buzukun, përkthyesin e njohur nga latinishtja në shqip të liturgjive fetare në kontestin kohor të reformacionit dhe kundër-reformacionit në Evropë.
Të gjithë këta ishin dhe janë shqiptarë, vëllezër nga gjaku e gjuha të Atit tjetër shqiptar, Pjetër Bogdanit të Hasit të Kosovës, i cili, shkroi shqip, me frymëzimet e thella psallmore, njërën prej kryeveprave të letërsisë shqipe dhe të krishtere, “Çeta e Profetëve” (“Cennus Prophetarum”). Atë Pjetër Bogdani, pushon në një kishë katolike, në lagjen, që mban emrin e vjetër iliro-dardan, Ulpiana, në Prishtinë.
Kardinal Kasper, mund të jeni lajthitur apo mund të keni deklaruar në afekt, kur keni thënë: “E dimë se Kosova është plagë e rëndë dhe dhimbje për Kishën serbe. E dimë, po ashtu, se djepi dhe qendra e sllavizmit serb është në Kosovë. Ne këtë e kuptojmë dhe dëshirojmë që ta kemi parasysh”.
Kardinal Kasper, mund të keni qenë i paguar majmë nga lobistë të errët antikosovarë, ose mund të keni thënë prapë në lajthitje, kur keni deklaruar (ose më saktë kur keni gynjyer) se “në Kosovë po rrënohen përmendoret e rëndësishme historike, kulturore e fetare” dhe se, gjithnjë sipas jush, “aty po rrënohet historia”.
Në të dyja këto raste, kjo tingëllon vrazhdë, ngase jeni deklaruar ju, kardinal Kasper, si pjesë e Kishës Katolike Romake dhe si anëtar i Këshillit Papnor. Përgjegjësia e fjalës për secilin prej nesh është me peshë, por për juve veçanërisht, kardinal Kapser. Kështu ju keni fyer një popull, keni fyer një shtet (shtetin më të ri në botë) dhe keni bërë përpjekje ta mbysni një të ardhme të lirisë, dinjitetit dhe paqes, për një popull i cili lirinë prej kasapëve sllavo-ortodoksë serbë, e fitoi vetëm 10 vjet më parë, pas 100 vjetësh shtypje, dhune, terrori e gjenocidi.
Jeni treguar i padrejtë, andaj kërkoni falje, kardinal Kasper. Pendohuni, sepse jeni vënë në anën e kundërt të së vërtetës. Me fjalën tuaj kundër shtetit dhe lirisë së Kosovës, jeni rreshtuar në anën e errësirës, në anën e të kaluarës së përgjakshme, në anën e terrorit dhe shtypjes.
Ose, herave të tjera, flisni me gishtin në kokë dhe dorën në zemër, sepse vetëm atëherë do të gjykoni drejt, kardinal Kapser.
(Artikulli opinion personal i autorit)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?