LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO sjell përfitime të mëdhaja

Pendarovski: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO sjell përfitime të mëdhaja

Bashkërenduesi për NATO, Stevo Pendarovski ka deklaruar se çështja e Maqedonisë nuk është nëse ka tjera mundësi për anëtarësim në NATO, por nëse këto mundësi janë mjaftueshëm cilësore për vendin.

Sipas tij, mundësia e parë e Maqedonisë është të shpall neutralitet politiko-ushtarak, por kjo paraqet një utopi për rajonin ku jetojmë dhe nuk do të ketë efekt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mundësia e dytë është hyrja në asociacione euro-aziatike që për Maqedoninë nuk ka ndonjë vlerë shtesë, pasi që në këto lidhje nuk ka kushte për anëtarësim dhe nuk kryhen vlerësime për nivelin e përputhjes së politikave.


Pendarovski theksoi se përfitimet e Maqedonisë në NATO janë të mëdhaja, siç mund të jenë mbrojtja e përbashkët nga krimi kibernetik, nga lajmet e rreme, etj.

Sa i përket çështjes së emrit, Pendarovski thotë se duhet të vazhdohet me bisedimet deri sa të gjendet një zgjidhje./Telegrafi/