Site icon Telegrafi

Penalltitë vendimtare, Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës

Sevilla dhe Roma zhvilluan një finale të fortë në Ligën e Evropës, ku ndeshja pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve u mbyll 1-1, ndërsa në penallti më të mirë italianët.  

Rastin e parë në ndeshje e kishte Roma me Leandro Spinazzolan, por gjuajtja e tij u prit nga Bono.

Roma kërkoi penallti në minutën e 32-të pas rrëzimit në zonë të Tammy Abraham, por gjyqtari nuk mendoi për një gjë të tillë.

Por ndeshja u zhbllokua në minutën e 35-të, kur Gianluca Mancini asistoi te Paulo Dybala i cili me një goditje të saktë shënoi për 1-0.

Në kohën shtesë të pjesës së parë, Sevilla ka mundur të barazojë rezultatin, por goditja e fuqishme e Ivan Rakitic u ndal nga shtylla.

Sevilla kishte disa aksione të mira, në fillimin e pjesës së dytë pas futjes në lojë të Susos dhe Erik Lamelas.

Në minutën e 55-të erdhi goli i barazimit, ku Gianluca Manicini shënoi në portën e tij për 1-1.

Roma ka mundur të kthejë epërsinë në minutën e 67-të, por gjuajtja e Abraham u ndal nga portieri Bono.

Ishin dy momente për dy skuadrat që u mendua se kishte penallti, por pas rishikimit në VAR u vendos për mos akordim të tyre.

Në minutën e 83-të, Roma sërish kishte një rast shumë të mirë, ku Andrea Belotti u gjend i vetëm përballë Bonos, por gjuajtja e tij u ndal nga ky i fundit.

Sevilla ka mundur të fitojë në kohën shtesë, por gjuajtja e Susos u ndal nga Rui Patricio.

Dy herë nga 15 minuta nuk është se sollën raste të mëdha nga dy skuadrat, duke bërë që fituesi të zgjidhej me goditjen e penalltive.

Nga 11 metra më të miri ishin spanjollët që fituan me rezultat 4-1.


Penalltitë

Sevilla: Ο Ο Ο Ο

Roma: Ο Χ  Χ 


/Telegrafi/ 

Exit mobile version