LAJMI I FUNDIT:

PDK udhëheqë në 20 komuna, LDK në 6, AAK në 3 sosh

PDK udhëheqë në 20 komuna, LDK në 6, AAK në 3 sosh

Sipas rezultateve preliminare të rrjetit të OJQ-ve, Demokracia në Veprim, tash për tash vetëm në tri komuna: Drenas (PDK), Skenderaj (PDK) dhe Artanë (LDK) dihen fituesit për kryetar që kanë mbledhur më shumë se 50% të votave. Kandidatët e PDK-së për kryetarë komunash, janë duke prirë në 20 komuna (Drenas, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë, Leposaviq, Lipjan, Kastriot, Rahovec, Prizren, Skenderaj, Shtërpcë, Shtime, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Malishevë); LDK-ja në 6 (Istog, Fushë Kosovë, Novobërdë, Podujevë, Prishtinë, Suharekë); AAK-ja në 3 (Pejë, Deçan, Gjakovë); ndërsa në 1, partia serbe G17 Plus (Zveçan). Në shumicën e komunave do të ketë balotazh për kryetar.

Në shumicën e komunave do të ketë rreth të dytë të votimeve, respektivisht balotazh për kryetar. Në Prishtinë gara pritet të zhvillohet në mes të kandidatit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili prinë me 36 % te votave dhe Fatmir Limajt, që ka tubuar 25%. Sipas rezultateve të pjesshme të ofruara nga “Demokracia në veprim” rezultatet janë si vijojnë:

Prishtinë: Isa Mustafa (LDK) 36%; Fatmir Limaj (PDK) 25%; Ibrahim Makolli (AKR) 18%; Genc Meraku (AAK) 6%; Ylber Hysa (ORA) 5%; Shefki Gashi (LDD) 4%.

Prizren: Ramadan Muja (PDK) 28%; Eqrem Kryeziu (LDK) 27%; Haxhi Ferati (AKR) 11%; Cemail Smajli (Vakat) 7%; Ercan Spat (KDTP) 7%; Kadri Kryeziu (AAK) 6%.


Pejë: Ali Berisha (AAK) 22%; Gazmend Muhaxheri (ORA) 18%; Hajredin Kuçi (PDK) 15%; Agim Bërdynaj (LDK) 13%; Smajl Shala (LDD) 13%; Sali Kelmendi (i pavarur) 7%.

Mitrovicë: Bajram Rexhepi (PDK) 36%; Sadri Ferati (LDK) 24%; Nexhmedin Spahiu (AKR) 23%; Mustafë Pllana (LDD) 7%; Nysret Maxhera (ORA) 4%; Bahri Xhaferi (AAK) 3%.

Ferizaj: Bajrush Xhemajli (PDK) 39%; Sahit Krasniqi (LDD) 26%; Xhemajl Fejzullahu (LDK) 15%; Afrim Konjufca (AKR) 12%; Kemail Ramadani (AAK) 3%; Medain Hashani (ORA) 2%.

Gjakovë: Pal Lekaj (AAK) 41%; Astrit Haraqija (LDK) 21%; Teuta Sahatqija (ORA) 10%; Besnik Bardhi (AKR) 10%; Besim Mehmeti (LDD) 6%; Mentor Rruka (APGJ) 3%.

Gjilan: Qemajl Mustafa (PDK) 36%; Lirije Kajtazi (LDK) 19%; Xhemajl Hyseni (LDD) 14%; Islam Zuzaku (AKR) 11%; Sabedin Kadriu (AAK) 6%; Faton Bislimi (i pavarur) 5%.

PS: Rezultatet e prezantuara janë të pjesshme, ngase ende nuk janë numëruar votat e të gjitha qendrave të votimit nëpër komuna, mirëpo sipas rrjetit Demokracia në Veprim, këto rezultate nuk mund të pësojnë ndryshime të vërejtshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori