LAJMI I FUNDIT:

PDIU: Sheshi “Avni Rustemi” të quhet “Çamëria”

PDIU:  Sheshi “Avni Rustemi” të quhet “Çamëria”

Sheshi "Avni Rustemi" apo sheshi "Çamëria", në Tiranë? Kjo do të jetë një çështje që do të diskutohet në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Pika shtatë e rendit të ditës të mbledhjes së Këshillit Bashkiak është për riemërtimin "Çamëria" të sheshit që lidh rrugët "Hoxha Tahsin" dhe "Luigj Gurakuqi".

Këtë shesh shumëkush e njeh si sheshi "Avni Rustemi", pasi prej 40 vitesh aty ndodhet busti i heroit libovjot Avni Rustemi, i cili vrau Esat Pashë Toptanin. Propozimi për këtë emërtim është bërë nga kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), Tahir Muhedini.

I pyetur nga "Gazeta Shqiptare", Tahir Muhedini ka deklaruar se ai e ka propozuar emërtimin e këtij sheshi me emrin "Çamëria", por nuk ka sqaruar se cilat kanë qenë arsyet përse është përzgjedhur ky shesh.

"Po, e di që ai shesh e ka emrin ‘Avni Rustemi’. Nuk kam asnjë problem me figurën e Avni Rustemit, bile ai më duket se është çam", – ka deklaruar Tahiri. Ndërkohë që, burime nga PDIU kanë sqaruar se ata thjesht kanë bërë propozimin që një shesh në Tiranë të mbante emrin "Çamëria", dhe se vendin nuk e kanë përcaktuar ata. Por nga ana tjetër, Bashkia ka sqaruar zyrtarisht për "Gazeta Shqiptare", se propozimi, si i emrit ashtu edhe i sheshit, është bërë nga kryetari i grupit të PDIU-së, Tahir Muhedini.


Riemërtimi "Çamëria" i sheshit që lidh rrugët "Hoxha Tahsin" dhe "Luigj Gurakuqi" ka ngjallur debat mes këshilltarëve, nëse duhet që emri "Avni Rustemi" të zëvendësohet me emrin "Çamëria". Ky projektvendim ka ngjallur debat edhe ditën e djeshme në një prej komisioneve të këshillit, ku prezent ka qenë edhe këshilltari i majtë, Florian Pullazi.

"Emërtimi i sheshit ‘Avni Rustemi’ me emrin ‘Çamëria’ është debatuar edhe në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve Sociale. Por kjo është një çështje delikate. Unë jam shumë dakord që emri Çamëria të vendoset, por ndoshta duhet parë një vend tjetër. Për mua do ishte mirë që të vendosej në rrugën e re që është bërë, që lidh bulevardin "Bajram Curri" me "Ali Demin". Nuk ka përse kësaj rruge t’i vendoset emri Kont Leopold, por t’i vendoset ‘Çamëria’", ka deklaruar Florian Pullazi.

Ndërsa për Këshilltarin e LSI-së, Shezai Rrokaj, emri Çamëria duhet të vendoset, por jo në këtë vend.

"Ka plot vende Tirana ku mund të vendoset emri "Çamëria". Të gjendet një vend tjetër. Nuk jam dakord me zëvendësimin e një emri me një tjetër. Të dy janë pjesë e historisë", ka deklaruar Shezai Rrokaj. "Para emrit ‘Çamëria’, ka shumë emra të tjerë. Është emri i Kryetarit të parë të Bashkisë, Ismail Ndroqi", ka deklaruar Seit Tafaj, i pyetur për këtë çështje.

Por debati vijon më tej, mes Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Bashkisë së Tiranës, tashmë jo nëse duhet apo jo të zëvendësohet emri "Avni Rustemi" me emrin "Ça-mëria", por se kush e ka përzgjedhur këtë shesh.

"Ne si parti kemi bërë propozimin që një shesh çfarëdo në Tiranë të ketë emrin ‘Ça-mëria’. Vendin e ka për-zgjedhur Bashkia", kanë thënë burime nga PDIU-së. Ndërkohë që, burime zyrtare nga bashkia kanë thënë të kundërtën.

"Në Bashkinë e Tiranës ka ardhur një propozim nga kryetari i grupit të këshilltarëve dhe president nderi i PDIU-së, Tahir Muhedini, i cili ka propozuar që sheshi "Avni Rustemi" të riemërtohet me emrin sheshi "Çamëria". Bashkia, këtë propozim e ka futur në rend dite në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, dhe është në dorën e këshilltarëve që të vendosin për këtë propozim", kanë deklaruar burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Politikë
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Lajme
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Kronika e Zezë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kalo në kategori