“Presidenti Topi u takua me Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, me Kryeministrin Nikola Gruevski, me homologun malazez, Filip Vujanovic, me Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, si dhe me mjaft personalitete të tjera pjesëmarrëse në këtë aktivitet”, thuhet në një njoftim të Zyrës së Presidentit.

Gjithashtu, Topi zhvilloi një takim edhe me ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, Philip Reeker. Temë e bisedimeve, sipas kësaj komunikate, ishte situata në Shqipëri, zgjedhjet e 8 majit 2011, pavarësia e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe stabiliteti në rajon.


“Kreu i shtetit shqiptar dhe ambasadori amerikan përshëndetën nisjen e bisedimeve Kosovë - Serbi, si një hap në drejtimin e duhur, si dhe nënvizuan se pavarësia e Kosovës është një realitet i paprekshëm e i pandryshueshëm”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/