Një nga qilimat më gjigant në botë, i vjetër gati 120 vite, i cili zbukuron dyshemenë e sallonit gala të Pallatit Yildiz, është nxjerrë nga pallati për t’u pastruar dhe restauruar.
Qilimi “Hereke” i punuar në vitin e largët 1897, zbukuron dyshemenë e sallonit gala me rastin e takimit të atëhershëm të sulltan Abdulhamidit II dhe mbretit gjerman Wilhelm II.
Qilimi peshon rreth tre tonelata dhe mbulon një sipërfaqe prej 468 metrash katrorë. Sallonit të vet do t’i kthehet përsëri pas restaurimit i cili do të zgjasë rreth tre vite.
Zëvendësdrejtori i Departamentit për Menaxhim me Pallatet Kombëtare të Turqisë, Ahmet Çapoglu, tha se ky është qilimi më i madh në Turqi dhe një nga më të mëdhenjtë në botë. /AA/