Shpesh lëkura duket e mbuluar nga një shtresë e cila pakëson shkëlqimin dhe nxjerr më në dukje të meta të vogla të saj.
Të paktën për një jave, do të jetë e nevojshme një sapun i mirë detergjent, një fshirës ose një heqës papastërtish delikat, i cili duhet kaluar në fytyrën e lagur me ujë të vakët; ky veprim duhet të përsëritet çdo mëngjes dhe mbrëmje për shtatë ditët e para, pastaj përgjatë gjithë muajit vetëm në mbrëmje.
Pastrimi “peeling”, i bërë vet, mund të përgatitet duke përzier disa lugë kos të hollë lope me një lugë të majme sheqeri të imët; alternativa për lëkurat më të yndyrshme përfaqësohet nga përzierja sheqer-limon…për lëkurat e thata mund t’i shtohet përzierjes kos-sheqer edhe një sasi qumështi pastrues për fytyrën. Pasi të keni pastruar fytyrën, përdorni pastaj mbi të një shuk pambuku të lagur me tonik; lëreni të thahet produkti vetë dhe pastaj kaloni te një krem i veçantë, hidratues për ditën dhe ushqyes për natën. Mbi lëkurat e përziera ose të yndyrshme, kremi ushqyes zëvendësohet me pastrues yndyre.
Për të marrë rezultate të kënaqshme, këshillohet përdorimi i një maske kozmetike, e cila duhet përdorur në mbrëmje një ditë po një ditë jo për javën e parë, pastaj dy herë në javë për dy javët e tjera dhe në fund, një herë në javë me regjim të rregullt. Për të favorizuar veprimin e maskës, para aplikimit të produktit, duhet larë fytyra me ujë të ngrohtë dhe qumësht pastrues dhe, me fytyrën e lagësht ende, duhen bërë masazhe me lëvizje rrethore; shpëlani sërish fytyrën me ujë të ngrohtë, fshini me një pecetë teprinë e ujit dhe vini një shtresë të bollshme maske, duke e lënë të veprojë sa ka kohën e vet.
Pasi të keni respektuar kohën e veprimit të saj, mund ta lani fytyrën me kujdes dhe mirë, duke hequr tepricat e saj me një pastrues të mirë fytyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë
Studim: 87 për qind e femrave të bardha duan të bëjnë seks me meshkuj me ngjyrë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës