Donald Trump është larguar nga ndërtesa e gjykatës në Nju Jork, nën shoqërimin e shumë pjesëtarëve të policisë.
Ai u largua nga objekti përmes një ashensori të veçantë, si dhe hyrja e ndarë që po ruhej nën masa të rrepta të sigurisë.
E para se të futej në këtë objekt, ai kishte përshëndetur mediat. Në anën tjetër, autokolona e tij është “blinduar” nga policia.
Dhjetëra vetura po e shoqërojnë atë në të cilën gjendet ish-presidenti amerikan, transmeton Telegrafi.
Ai pritet të dërgohet deri në aeroport, nga ku do të vazhdojë rrugëtimin me aeroplan për në Florida – përkatësisht do të shkojë në vilën e tij Mar-a-Lago.
Gjatë procesit gjyqësor ai është deklaruar i pafajshëm mbi 34 pikat e aktakuzës që rëndojnë mbi të, e një ndër to është fshehja e parave që i janë dhënë një ylli të filmave për të rritur gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Në anën tjetër nga gjykata çdo çast pritet t’i drejtohen mediave, për të zbuluar më shumë detaje mbi 34 pikat e aktakuzës me të cilat Trump do të përballet. /Telegrafi/