Zvicerani mposhti Milos Raonicin në finalen e Brisbane International (6-4, 6-7, 6-4), për të regjistruar këtë shifër rekorde.

Njëherësh, ky ishte titulli i 83-të në karrierën e 33-vjeçarit dhe me këtë triumf nënkupton se që nga viti 2001, ai e ka fituar së paku një titull secilin vit.


“Është një moment i veçantë, nuk ka dyshim për këtë”.

“Kam luajtur shumë tenis me kalimin e viteve... Prandaj të arrij në 1.000 fitore, do të thotë shumë për mua dhe asnjëherë nuk do ta harroj këtë përballje”, ka deklaruar Federrer. /Telegrafi/

fed1

telegrafi sport app