Ultrasit e Juventusit anë vënë një pankartë jashtë Allianz Stadium në mbështetje të futbollistëve para ndeshjes kundër Atalantas.
Zonjës së Vjetër i janë hequr 15 pikë të premten për shkak të parregullsive financiare, ashtu që kanë rënë shumë në renditjen tabelare.
Sfida e sotme (e diel) konsiderohej një përballje e skuadrave që luajnë për top-katërshe, mirëpo dënimi i ka lënë Bianconerët shumë prapa këtij objektivi.
Tifozët ultras të Juves i kanë fajësuar drejtorët dhe Andrea Agnellin për dënimin me të cilin përballet klubi, ndërsa ata janë shprehur mjaft mbështetës për skuadrën.
“Serie A ose Serie B, ne jemi gjithmonë këtu, vetëm për Juventusin”, shkruan në pankartë, derisa tifozët kanë brohoritur kore ofenduese kundrejt ish-presidentit dhe federatës italiane. /Telegrafi/