Joe Jonas dhe Sophie Turner u martuan në një ceremoni befasuese në Las Vegas të mërkurën që shkoi, por çifti nuk do të ndalet me kaq dhe do të bëjë një tjetër ceremoni martesore.
29-vjeçari dhe 23-vjeçarja menjëherë pas evenimentit të ndarjes së çmimeve Billboard Music Aëards, së bashku me disa miq u nisën drejt një kishe në Las Vegas për t’u martuar.
Mirëpo, më herët, ata kishin planifikuar që të martoheshin gjatë verës, prandaj sërish do të ecin drejt altarit, ashtu siç ishte planifikuar.
“Martesa do të mbahet në Evropë”, ka thënë një burim për People duke shtuar se çifti është dashur të martohej fillimisht në SHBA, në mënyrë që kurorëzimi i tyre të ishte legal.
Muzikanti i “Jonas Brothers” dhe aktorja janë në lidhje që nga viti 2016, ndërsa Sophie është pjesë e hit serialit televiziv “Game of Thrones” që po emeton sezonin e fundit. /Telegrafi/