32-vjeçari, i cili e nisi karrierën te ASEC Mimosas, kaloi gjashtë vite te Topçinjtë (2005-2011) dhe pastaj u transferua te Galatasaray.

Mirëpo, pas katër vitesh në Turk Telecom Arena, atij iu ndërpre kontrata. Sezoni i tij i fundit në Stamboll nuk ishte aspak i mirë, ndërsa ai ka luajtur për ekipin e të rinjve.


“U ktheva nga stërvitjet dhe më thanë (te Galatasaray) se nuk do të luaj. Asokohe, presidenti i kishte thënë trajnerit që të mos më merrte në skuadër. Mënyra si jam trajtuar nuk ishte aspak e mirë”.

“Jemi duke i shqyrtuar opsionet, por mua do të më pëlqente kthimi te Arsenali”, ka deklaruar Eboue për The Sun. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app