Trajneri i sukseseve, Driton Kuka, i është gëzuar triumfit të Distria Krasniqit në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’.
Xhudistja i ka sjellë Kosovës medaljen e parë dhe atë të artë në këto lojëra.
Spotistja jonë në finale e mposhti kundërshtaren kroate, Ana Viktorija Puljiz.
“Medalja e artë për Kosovën! Disi shkëlqeu sot në Lojëra Mesdhetare në Algjeri!”
“Ishte dominante në çdo aspekt, pas pak lufton edhe Flaka për medalje të bronztë! Kosova mbi të gjitha…”, ka shkruar Kuka. /Telegrafi/