LAJMI I FUNDIT:

Pas reshjeve të borës, rrugët në Gjilan janë të kalueshme

Pas reshjeve të borës, rrugët në Gjilan janë të kalueshme

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se pas reshjeve të borës, rrugët në këtë komunë janë të kalueshme.

“Pas reshjeve të borës, ekipet e Komunës së Gjilanit me operatorin ekonomik po qëndrojnë në terren për të hapur rrugët në qytet dhe në fshatra”, thuhet në njoftim.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka konfirmuar se të gjitha rrugët në qytet dhe fshatra janë të hapura dhe të kalueshme.


“Vazhdimisht jemi në terren për të parë nga afër punimet nga ana e operatorit. Deri tani mund të konfirmoj se të gjitha rrugët janë të hapura. Deri tani nuk kemi pasur asnjë ankesë nga qytetarët për ndonjë problem. Meqë është ngricë e madhe, apeloj qytetarët që të kenë kujdes të shtuar ”, ka thënë Korça.

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët që për çdo problem që eventualisht mund të hasin të kontaktojnë numrin kujdestar +38344234007. /Telegrafi/