Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shqetësimin për situatën në Lindjen e Mesme pas sulmit izraelit ndaj Iranit.
“Është thelbësore që konflikti të mos dalë jashtë kontrollit dhe për këtë arsye ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen”, tha Stoltenberg sot në Bruksel.
“Askush nuk përfiton nga një luftë në Lindjen e Mesme”, deklaroi ai.
Sipas raporteve të mediave, Izraeli sulmoi provincën iraniane të Isfahanit si kundërpërgjigje ndaj sulmit të madh me dron dhe raketa të Iranit.
Sipas gazetës izraelite Jerusalem Post, sulmi kishte në shënjestër një bazë ajrore në Isfahan, jo shumë larg objekteve bërthamore të Iranit.
Megjithatë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), objektet bërthamore nuk u prekën.
Ndryshe, Izraeli dhe Irani nuk e kanë ndërmend që ta përshkallëzojnë konfliktin mes tyre. /Telegrafi/