LAJMI I FUNDIT:

Pas “fitores” ndaj coronavirusit, Apple rihap dyqanet e saj në Kinë

Pas “fitores” ndaj coronavirusit, Apple rihap dyqanet e saj në Kinë

Kompania amerikane Apple ka rihapur të gjitha dyqanet e saj në Kinë, vetëm një muaj pasi ato i mbylli nga frika e përhapjes së coronavirusit. Që të gjitha pikat e Apple më saktësisht 42 sosh janë rihapur të premten, shkruan BBC.

Gjiganti amerikan kishte vendosur t’i mbyll dyqanet kah mesi i muajit të kaluar, kur autoritetet kineze vendosën t’i izolojnë plotësisht disa qytete me shpresën se kështu do të ndalin përhapjen e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Kjo karantinë kishte bërë që të rriten kërkesat për telefona të rinj, gjithashtu ishte rritur brenga për furnizim me telefona të Apple, pasi shumica e fabrikave që prodhojnë pjesë për iPhone ishin mbyllur për javë të tëra.


Foxconn, që bën mbledhjen dhe shpërndarjen e telefonave të Apple nga fabrikat e mëdha, ka pranuar se punonjësit janë rikthyer në punë duke “tejkaluar pritjet”. Gjithashtu bëri të ditur se furnizimi me pjesë të ndryshme i është kthyer normalitetit.

Megjithatë kjo mbyllje i ka kushtuar shumë kompanisë amerikane – që po cilësohet si rënia më e madhe në shitje në shtatë vitet e fundit. Apple ka shitur 494 mijë iPhone në Kinë gjatë shkurtit – derisa në të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar kishte shitur 1.27 milion.

Kujtojmë që në qytetin kinez Wuhan ku edhe kishte shpërthyer epidemia e coronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar vetëm një rast i ri me coronavirus.

Se gjendja atje është përmirësuar dukshëm tregon shumë edhe vizita e presidentit kinez Xi Jinping, i cili gjatë qëndrimit atje duke se dha një “lloj drite të gjelbër” që qytetarët t’i kthehen normalitetit.

Këtë e ka konfirmuar edhe korrespondenti i BBC-së në Kinë, Stephen McDonell, i cili tha se vizita e presidentit kinez ishte sinjal që t’i kthehen jetës dhe punës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Kalo në kategori