LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti islandez ndaloi striptizin

Parlamenti islandez ndaloi striptizin

Secila ndërmarrje ose lokal që fiton para me lakuriqësinë e punëtorëve të vet, është vepër penale, vendosi të enjten në mbrëmje Parlamenti i Islandës.

Vetëm dy deputetë të Parlamentit islandez abstenuan në votimin për ligjin e ri, i cili miratoi një rregullore të re për klubet e striptizit.

Të gjithë deputetët tjerët, ku gati gjysma janë femra, votuan për miratimin e draft ligjit që shpallë striptizin vepër penale.