Parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet kodrinore – malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 10-18m/s.
Deti - Valëzimi forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































