Shqipëria të martën do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet fillimisht të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës e pasdite kryesisht në relievet malore në jug e juglindje të territorit.


Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut prej orëve të mesditës në zonën e jugut me intensitet të ulët, ndërsa në relievet malore të saj në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra, nga orët e mbrëmjes ndërprerje graduale e tyre.

Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, në lugina dhe bregdet 10-12m/s.

Deti - Valëzimi 1 deri 2 ballë. /Telegrafi/