Please enter at least 3 characters.

Para dhe pas, spitali në veri të Kievit që ishte shkatërruar nga sulmet ajrore ruse – rindërtohet

2023/06/1-1.jpeg

Një spital në veri të kryeqyteti ukrainas, Kiev, është rindërtuar pasi ishte shkatërruar pothuajse plotësisht nga raketat ruse.

Këtë e ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë në Ukrainë, që përmes disa fotografive tregoi si ishte dukur pas sulmeve ajrore dhe si duket tani, transmeton Telegrafi.

Për renovimin e spitalit në Chernihiv janë nevojitur 400 mijë euro, duke bërë që muret që ishin shembur të duken tani sikur nuk janë prekur fare.

“Ekipi i ministrisë së Shëndetësisë falënderon të gjithë që kanë mbetur frontin mjekësor dhe ndihmojnë mjekët që të shpëtojnë jetë njerëzish”, thuhet në kumtesë.

Fotografitë e publikuara më poshtë tregojnë pasojat e sulmeve ajrore ruse si dhe më pas intervenimi që është bërë në këtë objekt. /Telegrafi/