Imazhet satelitore shfaqin digën Kakhovka në Nova Kakhovka në rajonin e Khersonit që u hodh në erë nga rusët.
Aty shihen pamjet para dhe pas shkatërrimit të digës, e cila si pasojë tani ka mbuluar me ujë mbi 80 vendbanime, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, autoritet ukrainase kanë bërë thirrje për evakuimin e mbi 20 mijë banorëve, kurse rajoni ku gjendet diga kontrollohet nga ushtria ruse.
Në zona të caktuara niveli i ujit ka arritur në mbi 11 metra, derisa ekspertë të fushës thonë se ka filluar ky nivel i madh i ujit të bie.
Uji që akumulohej shfrytëzohej për ftohjen e reaktorëve të centralit bërthamor Zaporizhzhia, kurse ekspertët vlerësojnë se nuk ka ndonjë mungesë të energjisë elektrike. /Telegrafi/
Satellite images of the dam of the Kakhovka Hydroelectric Power Plant before and after the explosion are published by Radio Liberty. pic.twitter.com/k2wK9ZagTL
— NEXTA (@nexta_tv) June 6, 2023