Një re gjigante me avull ka paralizuar trafikun në qendër të Moskës, në afërsi të Kremlinit.


Moska 2

Fillimisht askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte, dhe kështu nga frika qytetarët filluan të shpërndajnë në Twitter fotografi të qendrës së Moskës e cila ishte e mbuluar nga tymi, duke pyetur se çfarë po ndodhte, transmeton Telegrafi.

Moska 3

Megjithatë, më vonë u konstatuar se bëhet fjalë për një gyp të ujit të ngrohtë të kishte shpërthyer, dhe uji i ngrohtë në kontakt me tokën e ftohtë është shndërruar në një sasi të madhe të avullit.

Moska 4

Përveç panikut të krijuar tek qytetarët, avulli kishte shkaktuar kaos në trafik, derisa raportohet për një autobus që ka rënë në një gropë gjigante. /Telegrafi/