Bie në sy se, përkundër faktit se një pjesë e madhe e botuesve dhe librave që do të nxirren për shitje janë në gjuhën shqipe, si nga Maqedonia, ashtu edhe nga Shqipëria dhe Kosova, pllakati për Panairin është vetëm në gjuhën maqedonase dhe atë angleze.

Panairi, në të cilin do të ekspozohen vepra bashkëkohore dhe klasike letrare, letërsi shkencore, libra shkollorë dhe manualë shkollore, enciklopedi dhe vepra nga fusha e kulturës dhe artit, do të jetë i hapur deri më 11 maj dhe do të punojë prej orës 10 deri në orën 20. /Telegrafi/