LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e para të Sony Ericsson Vivaz 2

Pamjet e para të Sony Ericsson Vivaz 2

Duket se Sony Ericsson do të lëshojë së shpejti modelin e ri të telefonit të saj të mençur të cilin do ta quaj Vivaz 2.

Mirëpo, përveç risive tjera që do të sjell ky model për përdoruesit e saj, Sony Ericsson do të mbështetet në sistemin operativ të Google, Android, në vend të platformës së Nokia’s, Symbian.

Sony Ericsson Vivaz 2 do të paraqitet në treg me Android 2.3 Gingerbread dhe procesorin 1GHZ Qualcomm MSM7630 i cili përmban edhe grafikën Adreno 205.

Ndërfaqja e modelit të ri të telefonit Sony Ericsson Vivaz 2 do të jetë e njëjtë me atë të modelit tashmë të njohur Xperia Arc, ndërsa modeli i ri i kësaj kompanie do të përfshijë edhe rezolucionin me 854 x 480 pikselë, baterinë me 15MAh si dhe 512 MB RAM. / Telegrafi /