Site icon Telegrafi

Pamje të rënda: Momenti kur u godit me veturë dhe u rrah për vdekje i riu nga Podujeva

Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçar nga Podujeva, gjashtë ditë më parë u godit me veturë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.

Fejzullahu u dërgua për trajtim në Spital, pasi mori lëndime jashtëzakonisht të rënda.

Si pasojë e plagëve të marra Lulzimi ndërroi jetë të shtunën në QKUK.

Lexo po ashtu Vdekja e 18-vjeçarit, avokati Hoxha: Të miturit mund të dënohen vetëm 10 vjet burgim, ligji duhet të ndryshohet

Në lidhje më këtë ngjarje zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, deklaroi se rasti po hetohej si “Vrasje në tentativë”, përkitazi me ngjarjen që kishte ndodhur ditën e 14 janarit në rrugën “Drenica” në Podujevë.

Lexo po ashtu Varroset 18-vjeçari nga Podujeva që u rrah për vdekje

Indeksonline ka siguruar VIDEO-n e momentit të sulmit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vrasja e të riut Lulzim Fejzullahu nga dy bashkëmoshatarë të tij është ngjarje që ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, ajo tha se është tmerrues fakti kur dëgjon për humbjen e jetës së një të riu, aq më shumë kur jeta e tij merret dhunshëm, në mënyrë totalisht të pamëshirshme.

“Kjo ngjarje tronditëse prekë në ndërgjegjet tona qytetare dhe tërheqë alarm institucional, për edukim të mirëfillt të fëmijëve”, shkroi Haxhiu.

Exit mobile version