Pamje të familjes Hasani nga Kosova që gjenden në ISIS (FOTO+VIDEO)

Pamjet tregojnë pjesëtarë të kësaj familje, të armatosur në luftën e Sirisë, përfshirë edhe disa video ku shihen duke luftuar.
Gazeta Zëri, një ditë më parë ka shkruar për këtë familje, e cila vjen nga fshati Grabanicë komunës Klinës, ku prej një shtëpie në Siri kanë shkuar dhjetanëtarë, përfshirë gra dhe fëmijë të moshës nën 8 vjeç.
Ky në mes është Ebu Hasan
Atje gjenden tre vëllezëtit, Arben Hasani (38 vjeç), Adnan Hasani (34 vjeç), Ekrem Hasani (29 vjeç), dy prej të cilëve kanë marrë me vete edhe gratë së bashku me 5 fëmijët e tyre të mitur.
Ndërsa Arben Hasani, i cili ka ndërruar edhe emrin, tani thirret Ebu Hasan, nuk ka arritur që të marrë gruan dhe tre fëmijët e tij, të cilët siq ka treguar nëna e tij për Zërin, ‘nuk ka arritur që t’ju rregulloj dokumenet’.
Ebu Hasan (Arbeni), ka edhe profil në ‘Facebook’. Ai nuk nguron të postojë foto me armë në duar, madje edhe video duke luftuar.
Me mjekërr të lëshuar, tashmë sikur të gjithë ata që po i bashkangjiten ISIS-it, Arbeni shihet me armë në duar, me pjesëtarë tjerë të ISIS-it, si dhe kohë pas kohe ai poston thënie, ku bën thirrje për luftë në emër të Allahut.
Madje ai edhe ‘përqesh’, forcat e mëdha botërore që nuk po mund të mposhtin Shtetin Islamik.
“Thojn amerika superfuqi, anglia, franca, jordani etj. Sa qudi krejt kto superfuqi spo mujn me mposht shtetin islamik. deuletul islam’, ka shkruar Ebu Hasan më 27 dhjetor 2014.
Kurse në një postim tjetër, të shkruar më 16 janar, Ebu Hasan thotë se lufta është arma e islamit për të sjellur paqe.
“Thon Islami eshte paqe. E VERTET NEPERMJET LUFTES E SJELL PAQEN”.
Në emër të Allahut, ai thërret myslimanët që t ‘ju bashkohen luftës në Shtetin Islamik.
Ja një postim i tij:
MORE LE TE NGRITEN KEJT KUFART KEJT MURTEDAT KUNDER SHTETIT ISLAM SE KOT E KAN
SEPSE ALLAHU KA PREMTU SE DO TA MBRON SHAMIN E BEKUAR
JU QE JENI JASHT SHAMIT TE BEKUAR NUK JENI TE SIGURUAR
SKENI KRENARI
JENI TE PERBUZUR
JETONI TE NENQMUAR
A SE KUPTONI
IKNI SA MA SHPEJT ECNI PER KTU
JETONI KRENAR
LUFTONI PER ALLAH
LUFTONI PER ISLAM
LUFTONI PER TA SHPETUAR VETEN TUAJ
A MENDONI SE DO VDISNI
DO RINGJALLENI
DO LLOGARITENI
KA DENIM DHE SHPERBLIM
PRA EJANI NE SHAMIN E BEKUAR
EJANI NE
DEULE ISLAMIJE
Ndryshe, familja Hasani nga Klina ka katër muaj që kanë shkuar në Siri, ndërsa në Kosovë përveç njërës grua me tre fëmijë, ka mbetur edhe nëna e tyre së bashku me djalin e katërt të pamartuar.


























































