Telegrafi

Pamje qesharake, ariu mposht vapën e verës në një pishinë për fëmijë

Një burrë nga Kalifornia ka publikuar një video të një ariu të madh të zi duke e mposhtur vapën e verës, duke u zhytur në një pishinë për fëmijë.

Wayne Socha ndau një video nga shtëpia e tij në Monrovia, duke treguar ariun e madh në pishinën e vogël mes një vale të nxehtë të kohëve të fundit.

Socha tha se ariu është vizitor i shpeshtë në zonë dhe pishina e fëmijëve ishte mbushur me ujë në rast se “mysafiri që kthehej kishte nevojë për një pije”. /Telegrafi/